Shpëtimi i turistëve zviceranë të bllokuar në malin e Korabit, ministri Peleshi publikon pamjet: Personat ndodhen në spitalin e Traumës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të dy turistëve zviceranë, të cilët mbetën të bllokuar për gjatë orëve të mbrëmjes në malin e Korabit.

“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe #KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar.

Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, shkruan Peleshi.

Kujtojmë se turistët u bllokuan në malin e Korabit, si pasojë e rënies së një orteku.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×