FOTO/ “Djalli” josh Brojën, në Itali e Spanjë të sigurt: Milan rikthen në listë “bomberin” kuqezi

Në shtëpinë e “djallit” mbetet temë e hapur çështja e sulmuesit të ri. E sigurt është që nga Milano në fund të këtij sezoni do të largohet njëri ndërmjet Giroud dhe Jovic. Sulmuesi francez është futur në vitin që i përfundon kontrata, është në një moshë të madhe, 38 vjeç, pra pavarësisht rendimentit të tij pozitiv, edhe nëse Milan i ofron një kontratë të re, vetë Giroud do të reflektojë pasi preferon të mbyll karrierën e tij në MLS, në SHBA.

La Gazeetta Per Brojen
La Gazeetta Per Brojen

Drejtuesit e Milanit po kërkojnë prej kohësh një profil të lartë, një sulmues klasi, të ri, për të mbyllur këtë diskutim, të gjejnë një sulmues që ofron garanci për të ardhmen. Për t’ia arritur këtij qëllimi janë të gatshëm të investojnë deri në 40 milionë euro. Preferencë e parë janë emra si Benjamin Sesko i Leipzig dhe Jonathan David i Lille, por La Gazzetta dello Sport shton edhe emrin e Brojës, pasi situata rreth sulmuesit kuqezi ka ndryshuar.

Tttt
Tttt

Më herët, kur Milani u interesua për Brojën hasën në një “Jo” të fortë nga ana e Chelsea-t, por tani sipas The Sun, blutë janë të gatshëm të negociojnë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e Brojës, mund ta shesin menjëherë, ose huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro. Në këto kushte, Milan ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Broja pasi sulmuesi kuqezi është një profil që i përshtatet shumë.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×