Triumfi ndaj Flamurtarit, Osmani: Bravo Vllaznisë, shmangëm befasitë

Vllaznia triumfoi 4-0 ndaj Flamurtarit, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Nuk mund të mos jetë i lumtur trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani.

“Rezultati tregon se vlen, mendoj se fillim i lojës nuk ishte i lehtë. Edhe pse janë ndeshje të rrezikshme në Kupë, se befasitë ndodhin gjithmonë. Megjithatë, bravo u qoftë futbollistëve, kishin 100% mobilizim dhe me kalimin e minutave dhe ndeshjes, erdhën edhe golat. Është një garë për trofe dhe sigurisht që çdo lojtar e klub dëshiron në fund ta fitojë këtë Kupë. Befasia në Kupë ndodh jo vetëm në Shqipëri, edhe në shtete e kampionate të tjera, ndaj ishim të kujdesshëm. Rezultati na mundësoi që të bënim ndonjë freskim të ekipit dhe të thirrnim lojtarët për ndeshjen që na pret në vijim. Të them të drejtën kisha dyshim që ta nisja me formacion të plotë apo kombinuar. Por hyrja e lojtarëve të tjerë nuk u pa shumë në lojën tonë.

Sigurisht është e një rezultat bindës, i cili na jep një qetësi para ndeshjes me Partizanin.

Ku do aktivizohen afrimet e reja? Përgatitja fizike është problemi. Braziliani mendoj se pas ndeshjes me Partizanin do të jetë i gatshëm. Ajdareviç? Lojtar që ka luajtur në Suedi, luan në disa pozicione, është ofensiv dhe kemi marrë informata prej klubit ku ka luajtur dhe mendoj se do na ndihmojë në qëllimet tona. Mendoj se sipas informatave që kemi, ndoshta jo sa braziliani, mund të kthehet më shpejt në formë”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×