I dha fund jetës në komisariat, efektivi në Durrës kishte 34 vite në radhët e policisë së shtetit

Pas 34-vitesh në radhët e policisë së shtetit, efektivi i policisë Arben Pjeci, nuk e ka përballuar dot ndërprerjen e marrëdhënies së punës, duke u vetëvrarë.

Ai ishte prind i dy fëmijëve dhe me një karrierë të gjatë në polici, por një plagosje e lehtë e pasuar nga një vendim i formës së prerë të gjykatës, çka do ta përjashtonte automatikisht nga policia, bëri që t’i jepte fund jetës pikërisht në ambientet ku kishte punuar për një kohë të gjatë.

Arben Pjecit nuk i ishte komunikuar akoma largimi nga puna nga policia dhe ishte ende në detyrë. Në zyrë ku u gjet i vetëvrarë sipas të dhënave, punonte i vetëm.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×