Oklahoma mbron kreun, rikthehet Minnesota, Bucks ngjiten të dytët (VIDEO)

Oklahoma City Thunder mbron kreun në Konferencën e Perëndimit të NBA pas fitores bindëse 140-114 në fushën e San Antonio Spurs. Alexander Shai vijon të jetë lider te skuadra e Thunder, autor i 32 pikëve dhe 10 asist.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Oklahomën, skuadra më në formë e momentit në NBA, që tashmë nuk mund të quhet një surprizë pse ndodhet në vendin e parë.

Në vendin e dytë tashmë qëndron Minnesota, që fitoi 118-107 në transfertë kundër Washington Wizards. Edwards me 38 pikë ishte më i miri për miqtë, që rikthehen te suksesi pas dy humbjeve radhazi, të cilat i kushtuan vendin e parë.

Në Lindje, Milwaukee Bucks ngjitet në vendin e dytë pas fitores 126-116 ndaj Cleveland. Ndeshje e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double”, 35 pikë, 18 rebound dhe 10 asist. Mirë u paraqit edhe Lillard me 28 pikë. Fitorja e tretë rresht për Bucks, që tashmë synojnë kreun që mbahet nga Boston.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook