Dita përkujtimore e Holokaustit, Presidenti Begaj: Shqiptarët nuk bënë kompromis as me jetët e tyre. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të…

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me Ditën Përkujtimore të Holokaustit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këtë ditë reflektohet mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Kreu i shtetit tha se ndihej krenar për vlerat e shqiptarëve që nuk bëri kompromis as për jetën e tij në mbrojtje të humanizmit.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.
Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.
Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkroi presidenti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook