Aksident në kryeqytet/ Golf-i humb kontrollin dhe përplaset me karrotrecin, merr përpara edhe 4 të rinj, 3 prej tyre në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në zonën e 5 majit.

Mësohet se një automjet tip VolksWagen Golf 5 ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas mjeti ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×