Deputeti i PD takim me kongresmenët amerikanë në SHBA, Alizoti: Diskutime mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, një prej anëtarëve të delegacionit të Parlamentit shqiptar në Kongresin e SHBA ka zhvilluar ditën e sotme takime me kongresmenët Tim Walberg nga Michigani dhe John Moolenar.

Alizoti u shpreh se me dy zyrtarët amerikanë pati diskutime për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së.

“Në një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan, u takova me Kongresmenin Tim Walberg nga Michigani dhe Kongresmenin John Moolenar. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SHBA-së”, shkroi Alizoti në Facebook.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×