Goditet grupi që trafikonte lëndë eksplozive nga Kosova në Shqipëri, 7 të ndaluar

Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me trafik të lëndëve eksplozive. Sipas burimeve trafiku i armëve dhe lëndëve eksplozive bëhej nga Kosova në Shqipëri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive. Policia ka bërë kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në Bathore.

Në aksion kanë marrë pjesë RENEA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Sipas burimeve janë ndaluar 7 persona, mes të ndaluarve ka edhe shtetas nga Kosova.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×