“Projekt i përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë”, ministri Balla vizitë në Mekë, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Mekë, ku ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se Al-Issa është një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë.

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla, i cili ka ndarë edhe pamjet e takimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook