Me objektivin e vetëm suksesin dhe ngjitjen sa më lart të jetë e mundur, Shqipëria mëson rivalët në Paris në orën 18:00, për edicionin e ri të UEFA Nations League 2024-2025. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në Ligën B, në vazon e 3-të, ashtu sikur edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.
Natyrisht, frika më e madhe është te vazo e parë, e cila rezervon kundërshtarë mjaft të vështirë. Njëra prej Austrisë, Ccekië, Anglisë ose Uellsit do të përballet me ekipin e Sylvinhos.
Kundërshtarë të pranueshëm në vazon e dytë, teksa gjenden: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia. Në vazon e katërt do “peshkojmë” njëren nga Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. Ndeshja e parë është programuar me 5-7 shtator, ndërsa e gjashtë është 17-19 nëntor.
Ky sezon i Nations League vjen me risi. Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon do të mbahet faza me eliminim direkt, në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup.
Nations League shihet si një mundësi e mirë për shumë Kombëtare për të treguar veten dhe për të njohur rritje si Përfaqësuese në nivel ndërkombëtar. Synimi i Shqipërisë është fitimi i Ligës, për të kaluar më pas në Ligën A.
Ligat dhe vazot
Liga A
LIGA A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi
Liga B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi
Liga C
Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.
Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar.
Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut,
Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe
Liga D
Vazo 1: Lituani/Gjibraltar*, Moldavi
Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni
Grupi 1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenjshtejn
Grupi 2: Moldavi, Malta, Andorra
(J.S/)