Përgatitjet Euro 2024/ Jo vetëm ndaj Suedisë, tjetër miqësore për Shqipërinë në mars

Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Kuqezinjtë duhet të fillojnë shpejt përgatitjet për Euro 2024, ndaj mënyra më e mirë është ajo e miqësoreve. Deri më  tani është konfirmuar testi ndaj Suedisë me 25 mars, ndërsa mbetet për t’u parë rivali i dytë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë me dije se është afër mbyllja e marrëveshjes me Kilin.

“Në fakt nuk kemi firmosur zyrtarisht por jemi pothuajse në përfundim të saj, për një miqësore kundër Kilit në Bolonja me 21 mars. Pastaj do të shkojmë për të luajtur ndaj Suedisë. Edhe pse Suedia luan në Grupin C, meriton të jetë në A. Ka momente “jo”, kualifikueset e kaluara për Suedinë nuk kanë qenë në momentin më të mirë. Akoma nuk kemi firmosur marrëveshjen por jemi thuajse dakord për Kilin”, tha Duka.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×