E zyrtarizon klubi, lojtari shqiptar firmos sërish në Kroaci

Lirim Kastrati është larguar nga skuadrae MOL Fehervar, për t’u transferuar në formë huazimi te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Lajmi është dhënë nga klubi kroat, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lirim Kastrati është përsëri LOKOS! Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati është rikthyer te NK Lokomotiv! Lirimi vjen te ne në formë huazimi nga hungarezët e Fehervar FC, deri në fund të sezonin aktual. Mirë se erdhe Lirim!” – Shkruan Lokomotiva e Zagrebit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur më parë për Lokomotivën, ndërsa po në Kroaci ka mbajtur veshur edhe fanellën e Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu, lojtari shqptar ka kontribuar edhe për Legian në Poloni.

Ndeshja e parë e Kastratit me fanellën e re që prej rikthimit mund të jetë ajo ndaj Rijeka-s në transfertë, takim ky i programuar të luhet me 17 shkurt.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×