Manaj: Te Sivasspor po shkëlqej për një arsye, puna mbi talentin

Rei Manaj po tregon klasin e tij në Turqi, ku te Sivasspor në 21 ndeshje, ka realizuar 12 gola. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “RTR”, ku ka folur për karrierën e tij.

“Talenti nuk është asgjë përpara punës. Unë punoj shumë, godas portën dhe provojë goditjet pas çdo seance stërvitore. Kam qenë te Interi në një moshë shumë të re, isha i pamatur, isha në një klub të madh. Presioni dhe gjithçka bëri që të mos jepja maksimumin tim. Megjithatë arsyeja se pse po shpërthej tani te Sivaspori është fakti se jam i pjekur dhe mund të nxjerr gjithçka nga vetja, është kulmi i fuqisë sime. Në vitin e shkuar, kishte shumë ekipe nga Turqia që më donin.

Por ekipi i parë ishte Sivaspori dhe unë i kisha dhënë një fjalë presidentit, nuk mund t’i dilja nga fjala. E di që ka shumë ekipe që më duan, por tani jam i fokusuar vetëm te Sivaspori”, tha Manaj.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×