Psikologia Anisa Zaçe apel prindërve: Nuk e ka fajin teknologjia, fëmijët kërkojnë kontaktin njerëzor

E ftuar në emisionin SINTEZË në News 24, psikologia Anisa Zaçe shpjegon se si mund të shkëputen fëmijët nga ekranet e tabletave dhe smarphonëve.

“Fëmijët ndjekin shembujt tanë. Por duke qenë se të rriturit e kanë më të vështirë që të heqin varësinë nga telefonat smart, edhe fëmijët do të imitojnë. Fëmijëve duhet t’iu japim kohë njerëzore. “ – deklaroi ajo.

“Cilado lloj varësie mund të menaxhohet dhe kurohet, – vazhdoi psikologia – por kërkon kohë dhe vendosmëri.

Virtualiteti nuk do ta zëvendësojë dot asnjëherë ndërveprimin dhe marrëdhëniet njerëzore, pasi njerëzit janë krijuar për të jetuar bashkë në familje dhe komunitete” – ka kankluduar znj. Zaçe

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×