Fermerët grekë në protestë, bllokohet rruga Kallpaq-Janinë

Policia greke ka njoftuar se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të bllokohet gjatë ditës së sotme. Për pasojë, do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se deri në  22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor”, thuhet në njoftim.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×