Simeone vlerëson Interin: Rival shumë i fortë, në Champions ndaj tyre do jetë e vështirë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, vlerësoi në maksimum Interit, kur u pyet për ndeshjen e Champions League që Los Colchoneros do luajnë ndaj zikaltërve, në mesjavë.

“Të martën përballemi me një rival shumë të fortë, një nga më të mirët në Evropë, ata kanë arritur në finalen e Champions League dhe po bëjnë shumë mirë në kampionatin italian.

Ata fituan Superkupën, humbën vetëm një ndeshje, luajnë në mënyrë të thjeshtë por me shumë forcë dhe kanë një identitet të dhënë nga trajneri i tyre, i cili u dha energjinë që duket, do të jetë një ndeshje e vështirë. Më pëlqen gjithçka tek Interi, karakteri që kanë si ekip, shpejtësia e mesfushorëve dhe shumë gjëra të tjera” – Tha Simeone.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×