
TIRANË – Vetëm pak kohë, pasi pritet që të nisë protesta e opozitës së vendit në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, me anë të një deklarate për mediat, tha se protesta do të jetë paqësore. Ai tha se në këtë protestë do të marrin pjesë edhe prindër me fëmijë.
“Do të jetë protestë paqësore, me fëmijë dhe familjarët e tyre. Do të ketë dhe mesazhe, që sigurisht do t’i shikoni në shesh”, tha Bardhi.
Sot, 20 shkurt, opozita e bashkuar do të protestojë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Organizatorët e protestës kanë thënë se kanë zgjedhur 20 shkurtin, pasi në këtë datë u rrëzua edhe busti i diktatorit Enver Hoxha. Në këtë demonstratë, pritet që të flasë me anë të teknologjisë edhe lideri demokrat Sali Berisha.
Berisha do të mbajë fjalim përpara dritares së shtëpisë së tij, që do të transmetohet në një ekran, që do të vendoset përpara Kryeministrisë./Arena e Lajmit/
and then