“Po përcaktohet rruga që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm”, Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

Presidenti i Ukrainës Vlodymir Zelensky ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për ndihmën e tij personale dhe ndihmën e Shqipërisë që nga nsiaj e luftës nga Rusia.

Ai tha se kjo është koha kur po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm, ndërsa ka shtuar se regjimi i Putinit duhet të humbasë.

Sipas tij, presidenti rus kërkon që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet.

Zelensky: Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.
Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.
Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×