“Të hiqen ‘sanksionet ndaj Rusisë’ dhe ‘ndikimi malinj i Kremlinit’ në rajon”, Vuçiç me plan të qartë në Tiranë, ja kërkesa që prek Kosovën

Pak më parë ka mbërritur në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën dhe Europën Juglindore, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç pritet të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar.

Duket se lideri serb do të kërkojë që nga teksti të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe shprehja: ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit.

Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor”, kjo pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×