Konfirmohet banori i ri që futet të shtunën në BBV, rikthehet për çmimin e madh që i ‘mohuan’ disa vite më parë

Të papriturat nuk kanë fund në “Big Brother VIP 3”! Në spektaklin e radhës, dy banorë të rinj bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Produksioni konfirmon se Liam Mandiaro nis garën për çmimin e madh këtë të shtunë. Ai provon për herë të dytë këtë eksperiencë, pas asaj në “Big Brother 5”, ku u rendit i dyti edhe pse ishte pretendent kryesor për çmimin e madh.

Këtë herë si personazh VIP, ai do të tentojë të bëjë për vete publikun, për të siguruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpinë e “BBV”.

Ndërkohë, të shtunën e kaluar, tri banorë të tjerë u bënë pjesë e shtëpisë, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Forte. Ndërkohë, në nominim janë Françeska, Egla, Ilnisa, Meritoni, Roza, Ledjona dhe Erjola. Njëri prej tyre eliminohet të shtunën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×