U arratis nga Prokuroria e Larisës dhe jetoi si biznesmen në Angli/ Kapet shqiptari i rrezikshëm, kthehet në Greqi

LARISA– Një 33-vjear shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi, teksa është dënuar 15 vite burg.

Ai është arratisur më 2013 nga Prokuroria e Larisës, teksa policia po e shoqëronte në ashensor. Kjo, sepse Prokuroria e kishte dënuar atë me 17 vite burg.

Pasi u arratis, shqiptari arriti që të shkojë në Angli, ku nisi të merret me drogë, derisa u kap nga efektivët.

Pas arrestimit për drogë, u zbulua se shqiptari kishte një dënim jo të vogël, por me 17 vjet heqje lirie në shtetin grek.

Ndërkaq, pasi ka kaluar 2 vite në burgjet angleze, shqiptari është ekstraduar për në Greqi.

(TyposThes – )

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×