Basha kujton heroin legjendar të Kosovës: Adem Jashari vuri gjakun e tij dhe të familjes në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur

Lulzim Basha ka kujtuar sot heroin e Kosovës Adem Jashari.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se Komandanti legjendar i UÇK-së vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim dhe krenari të thellë kombëtare para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”, shkroi ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook