Kualifikimi në Kupë gëzon Osmanin: Ishim të lodhur, por ia dolëm

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi fitoren 6-1 ndaj Erzenit në Kupë.

“Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. Bëm golat në pjesën e parë, patëm një lojtar tepër. Nuk i shfrytëzuam disa raste në të dytën, pësuam atë gol. Deri në fund të 90 minutave na mungonte një ide, një pasim i fundit. Kishim pak lëvizje në sulm. Ndoshta nuk kishte neglizhencë, por shumica e lojtarëve kanë luajtur nga 90 minuta edhe në kampionat. Kjo mund të jetë një aryse.

Strategji për t’i lënë Erzenit  zotërim topi? 20 minutat e para lejuam Erzenin të kishte zotërim topi, si zakonisht ekipet i presim në bllok të mesëm, por nuk bëmë atë sulmin, atë presingun për të çuar topin te Balaj. Pasi pësuam, luajtëm gabim në vendosje edhe pse kishim një lojtar tepër. Nuk ishim të rrezikshëm, mungon lëvizjet e mesfushorëve që kërkojnë hapsirat. Pasimi i fundit nuk ishte i saktë.

Tregolëshi i Gomes? Nëse e marrim një analizë, ndoshta ne s’kemi patur mundësi ta fusim në lojë, por sot tregoi që ai është një lojtar për t’u llogaritur”, tha Osmani.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook