Shkoi të blejë ilaçe në farmaci dhe “u zhduk”/ 66-vjeçarja e humbur prej 4 muajsh

TIRANË- Shtetasja në foto quhet Hyrije Çikopano, me të cilën familjarët kanë 4 muaj që kanë humbur kontaktet.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se 66-vjeçarja është larguar nga banesa në datë 15.11.2023 dhe akoma nuk është kthyer!

Në momentin që ka humbur, ka qenë duke blerë ilaçet në farmaci me bashkëshortin e saj. Familjarët kontaktuan News24 dhe deklaruan se prej 4 muajsh nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren e cila vuan edhe nga diabeti.

Familja ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet në terren. Prej 4 muajsh ende nuk ka asnjë informacion për 66-vjeçaren dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook