U plagos me pistoletë nga vëllai, ndërron jetë te Trauma 70-vjeçari

Ka ndërruar jetë 70-vjeçari që u plagos ditën e sotme nga vëllai i tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Qukas i Vjetër, në Fier-Shegan të Lushnjës. Pas shumë konflikteve për një rrugë ku kalonin, edhe ditën e sotme dy vëllezërit kanë debatuar.

Nazifi, 78 vjeç dhe Hazizi, 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht. Pas përdorimit te sendeve te forta, situata ka degjeneruar deri në përdorim të armës.

Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllain Hazizin. Ndërkohë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me sëpatë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×