30-vjeçari shqiptar bën lëmsh policinë greke, godet një këmbësor dhe përplas efektivët

ATHINË – Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, 7 mars në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë.

Policia ka qenë në ndjekje të një 30-vjeçari shqiptar, e cila nuk ka qenë aspak e lehtë.

Policia ‘e mbylli’ autorin në stacionin e autobusëve të Liosionit, mirëpo 30-vjeçari, në tentativë për t’u arratisur ka goditur automjetet e parkuara dhe ka shkelur një këmbësor, teksa ka përplasur makinën e policisë helene.

Oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të agresorit dhe e ndaluan atë. Pas kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. Çështja është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×