7 Marsi/ “Mirënjohje dhe respekt përjetë!”, Meta: Meritoni një trajtim dinjitoz me paga e pensione të larta

Kryetari i Lirisë Ilir Meta ka uruar sot mësuesit për festën e 7-Marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai nuk ka harruar pa përmendur edhe mësuesit e dalë në pension, për të cilët tha meritojnë një trajtim dinjitoz me pensione të larta.

Postimi i plotë:
Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë!
Një urim i veçantë për të gjithë ata që sot janë në pension, por që aq shumë i kanë dhënë arsimit dhe edukimit të brezave!
Mirënjohje dhe respekt përjetë!
Ju nuk meritoni vetëm lule dhe fjalë të bukura, por sa më parë një trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×