Arrestohet trafikanti shqiptar i antikave në Greqi, do t’i shiste për rreth 100 mijë euro. Ja si u zbulua

Një informacion anonim çoi në arrestimin e një 44-vjeçari shqiptar, trafikant i antikave në Vatondas në ishullin Evia.

44-vjeçari shqiptar, kishte ndërmend t’i shiste antikat një blerësi për afro 100 mijë euro, sipas “Kathimerini”.

Monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €.

Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.

Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë antika të fshehura në një ambient të improvizuar në Nea Artaki.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×