Kallashnikov e snajper/ Aksion i beftë i policisë në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh. 1 person në pranga

VLORË- Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës.

Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për Arena e Lajmit se në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper.

Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person.

Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×