“Mozaiku fetar, pasuri kulturore e kombëtare”/ Muaji i Ramazanit, Lindita Nikolla: Sakrifica, vullneti e durimi sjellin rritjen shpirtërore!

Kryetarja e Parlamentit ka uruar sot besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.
Ajo u shpreh se sakrifica e durimi sjellin rritjen shpirtërore.

“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre.
Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njeri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona.
Mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.
Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njeri-tjetrin dhe lehtësojnë përballimin e vështirësive te jetës.
Agjërim të lehtë e të pranuar!”, tha Nikolla.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×