SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit, komunikon akuzat për të pandehurit

SPAK ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit.

Në këtë moment, Prokuroria e Posaçme po ju komunikon akuzat të pandehurve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit se ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt do i komunikohet akuza të hënën.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×