Komisioni i Integrimit mblidhet nën drejtimin e Tabakut, të pranishëm deputetët e Rithemelimit, bojkoton grupi i Bashës

Pas komisionit të çështjeve ligjore, është mbledhur Komisioni i Integrimit. Mbledhja po zhvillohet nën drejtimin e deputetes demokrate, Jorida Tabaku.

Teksa mbledhjes i janë bashkuar deputetë të Rithemelimit, në sallë mungojnë ligjvënësit nga grupi i Lulzim Basha, ashtu siç Alibeaj nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve.

E para që mori fjalën ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila po prezanton projektligjin “Për sigurinë kibernetike”. Ajo tregoi detaje nga ky projektligj.

“Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike.”, tha Spiropali.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×