VIDEO/ Kryevepër në Turqi, Enis Bardhi realizon eurogol ndaj Fenerbahces

Ndeshje e çmendur, por edhe gol i çmendur. Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi ka realizuar një perlë të vërtetë në ndeshjen e humbur 2-3 nga skuadra e tij, Trabzonspor ndaj pretendentë për titull, Fenerbahce.

Dopieta e Fred i dhuroi epërsinë e dyfishtë skuadrës mysafire në Papara Park (Trabzon), ndërsa në pjesën e dytë vendasit treguan se nuk dorëzohen lehtë.

Enis Bardhi i hapi rrugë barazimit të përkohshëm falë një eurogoli nga goditja e dënimit. Trezeguet vendosi ekuilibrat, por ish-sulmuesi i Chelseat Batshuayi i dha 3 pikë Fenerbahces me golin e tij në fund. Pas përfundimit të takimit, nuk mungoi tensioni. Tifozët e Trabzonspor krijuan kaos në stadium, teksa për qetësimin e situatës u nevojit ndërhyrja e forcave të sigurisë.

 

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook