Tirana në emergjencë prej kartonëve të verdhë, një tjetër futbollist i mungon në ndeshjen e radhës

Tirana do të luajë me Teutën pas ndalesës së kombëtares. Gjithsesi, edhe pse në fushë u kthye Filip Najdovski dhe Erjon Hoxhallari ka shlyer dënimin e kartonëve, jashtë do të jetë Gledi Mici.

Mbrojtësi ka plotësuar numrin katër të të verdhëve. Për ndeshjen e tretë në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Skënderbeun. Pas Teutës, bardheblutë do të luajnë në Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit në gjysmëfinalen e parë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×