“Duhet votim dhe numërim elektronik”, Basha: Listat e hapura, kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër. I shërben shqiptarëve për…

Partia Demokratike ka organizuar sot tryezën e dialogut “Harku opozitar euro-atlantik”.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha pohoi se ka ngelur vetëm një vit nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se vendi është me një sistem të cunguar.

“Jemi 2 vit para zgjedhjeve. Nuk ka demokraci pa proces.

Listat e hapura nuk i kërkojmë për interesin tonë. Listat e hapura janë kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër, mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në Parlament ata që qytetarët mendojnë se duhet t’i drejtojnë.
Lista e hapur nuk është interes partiak, por shërbim ndaj shqiptarëve.
Duhet votimi dhe numërimi elektronik.

Kundërshtohet pa asnjë argument. Jepet si arsye vetëm kostoja financiare”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×