Stërvitja e fundit para ndeshjeve miqësore, te Kosova ka optimizëm

Kosova ka  zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjeve miqësore në Yerevan të Armenisë. Në këtë seancë, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar intensivisht në aspektin taktik dhe transformimin e reparteve, teksa kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për miqësoret kundër Armenisë (22 mars) dhe Hungarisë (më 26 mars).

Fidan Aliti, një ndër shtyllat e mbrojtjes pas stërvitjes tha se shpreson për rezultate pozitive në këto ndeshje miqësore dhe beson se ato, së bashku me ndeshjet e ardhshme në qershor, do të ndihmojnë në njohjen e filozofisë së trajnerit të ri. Ai gjithashtu vlerëson cilësinë e Hungarisë, duke shtuar se fakti që ata janë në Kampionatin Evropian tregon për kualitetin e tyre.
Ndërkaq, Albion Rrahmani, gjithashtu u shpreh i lumtur që është pjesë e Kombëtares pas një periudhe të shkurtër mungese për shkak të lëndimit.

Ai shprehet se është i gatshëm të japë maksimumin në fushë. Ai vlerëson rëndësinë e ndeshjeve miqësore për të kuptuar taktikën e re të trajnerit dhe për t’u përgatitur për ndeshjet zyrtare në shtator.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×