Ndeshja me Kilin/ “Shqiponjat” zbarkojnë në Itali, me grupin edhe Berisha (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Italisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në ora 20:45.

Skuadra ka mbërritur mesditën e sotme dhe është akomoduar menjëherë në hotel. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin ka udhëtuar edhe portieri Alen Sherri, i cili është bashkuar mbrëmjen e djeshme me ekipin.

Gjithashtu edhe Etrit Berisha, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë ka udhëtuar me ekipin dhe do të monitorohet nga stafi mjekësor nëse do të mund të rikuperohet për takimin ndaj Suedisë.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 19:15 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 18:30.


 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×