Nuk i bashkoi as ditëlindja e djalit, avokati shpjegon veprimin e Chiara Ferragni-t dhe Fedez

Ndarja e Chiara Ferragni dhe Fedez vazhdon edhe në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, dajli i tyre Leone festoi 6-vjetorin e lindjes. Edhe pse ishin të dy prezent në festën gjigante, Chiara dhe Fedez nuk shkrepën asnjë foto bashkë duke dashur të mos shfaqen më sëbashku publikisht.

Megjithatë, që nga fundjava, fytyrat e Leones dhe Vittoria-s, fëmijëve të tyre, nuk shfaqen më në fotot dhe videot e çiftit . Fëmijët shfaqen gjithmonë vetëm nga pas.

Një detaj që padyshim nuk u ka shpëtuar ndjekësve që janë mësuar gjithmonë të shohin fytyrat e fëmijëve të vegjël Ferragnez në Instagram.

“Për të përhapur imazhin e një fëmije duhet pëlqimi i të dy prindërve dhe mjafton që njëri prind të kundërshtojë në mënyrë që tjetri të mos publikojë asnjë foto të fëmijës”, thotë avokati milanez Carlo Rimini për Corriere.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×