“Qëlloi vetëm një herë!”/ Tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke përplasur me makinë policët, plagoset trafikanti në Tiranë. Dalin pamje nga brenda makinës së Enea Sulejmanit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në kryeqytet, ku një trafikant droge është plagosur nga policia.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se gjatë një operacioni për arrestimin e një personi i cili dyshohej se trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar shtetasi i identifikuar si Enea Sulejmani.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×