Skandal në miqësoren e Yerevanit, flamuri i Kosovës vendoset mbrapsht në fanellat e lojtarëve të Armenisë

Kosova u përball në Yerevan ndaj Armenisë, në një ndeshje miqësore. Përtej rezultatit 0-1 në favor të dardanëve, u vu re një detaj në fillimin e ndeshjes. Teksa po ekzekutoheshin himnet e të dy skuadrave, u pa që në fanellën e armenëve, flamuri i i Kosovës është vendosur mbrapsht. Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, me shpërndarjet që kanë qenë të shumta.

Sa i takon ndeshjes, goli i vetëm i takimit u realizua nga Milot Rashica në minutën e 25-të. Rashica shfrytëzoi në maksimum një asist të Zhegrovës, duke i dhuruar fitoren skuadrës, e para në epokën e Fodës.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×