Goli i rekordit ndaj Anglisë, Endrick nuk fsheh emocionet: Kujtim unik, po përpiqem të kuptoj se çfarë ndodhi!

Një rekord i pabesueshëm dhe një gol që nuk do ta harrojë kurrë. Me golin e shënuar në Wembley kundër Anglisë, Endrick hyri në historinë e Brazilit duke u bërë golashënuesi i katërt më i ri në historinë e futbollit të këtij vendi. Në fund të  ndeshjes, lojtari nuk fshehu emocionet.

“Do të jetë një kujtim unik, nuk kam fjalë ta përshkruaj .Jam shumë i lumtur sepse familja ime është këtu, të gjithë janë këtu. Unë nuk jam një djalë që qaj shumë, por e kam të vështirë t’i mbaj lotët.” Endrick, i cili do të transferohet në Real Madrid kur të mbushë 18 vjeç, vazhdoi: “Unë jam ende duke u përpjekur të kuptoj se çfarë ndodhi. Ndjesi unike”.

 

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×