Zjarr në fshatin Moravë digjen 2 ha shkurre e ferra, zjarrfikësit shmangin përhapjen e flakëve drejt banesave të fshatit

Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Moravë, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri i papritur, i shfaqur në një sipërfaqe toke, është parë nga banorët e zonës, që kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë, dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt zonës. Në një kohë të shkurtër është bërë i mundur lokalizimi i vatrës së zjarrit.

Zjarri është shuar disa minuta më pas, duke shmangur edhe përhapjen e flakëve drejt banesave të fshatit. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në zonë kanë shkuar edhe forcat e policisë që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Si pasojë e zjarrit, është shkrumbuar një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në asnjë banesë përreth.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×