Muaji i Historisë së Gruas në mars/ Prokurorja e SPAK Dorina Bejko: Kam zgjedhur të shoh të gjithë njerëzit të barabartë përpara ligjit

Ambasada amerikane në Tiranë, në Muajin e Historosë së Gruas në mars, ka prezantuar historinë e prokurores së SPAK, Dorina Bejko.

Bejko tregon se përse ka zgjedhur profesionin e prokurores. “Kam zgjedhur profesionin e prokurores, sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri figurën e një personi që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shprehet ajo.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

“Kam zgjedhur të bëhem prokurore sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri figurën e një personi që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.” – Dorina Bejko, prokurore e SPAK. Gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, jemi krenarë të prezantojmë gra dhe vajza që po ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë. Një prej tyre është Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dëgjoni historinë e Dorinës si një grua prokurore në Shqipëri.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×