“Messi ka efekt të jashtëzakonshëm te Argjentina, të gjithë na kanë frikë kur ai është në fushë”

Lionel Messi nuk u grumbullua me kombëtaren e Argjentinës së fundmi, për shkak të një dëmtimi. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mac Allister, futbollisti i kësaj përfaqësuese nuk ka hezituar të flasë për efektin e Messit.

“Ne gjithmonë fokusohemi shumë te grupi dhe ekipi. Ne e dimë se kur Leo nuk është aty, ne duhet të bëhemi edhe më të fortë, sepse nuk e kemi atë lojtar që, kur gjërat shkojnë keq, mund të na shpëtojë.

E dimë që kur është Leo aty, kundërshtarët tanë kanë pak më shumë frikë, është normale. Kemi edhe lojtarë që luajnë në klube të mëdha në Evropë dhe kur shohin kombëtaren e Argjentinës, të gjithë e dinë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ta dhe këtë duam” – Tha  Mac Allister.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×