Puthja e vdekjes, Prokuroria nuk fal Rubiales, kërkon dy vite e gjysmë burg

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales u detyrua të jepte dorëheqjen dhe më pas u dënua me  pezullim nga të gjitha funksionet e lidhura me futbollin për tre vjet pas një puthjeje  ndaj lojtares së kombëtares iberike Jenni Hermoso gjatë fitores së Spanjës në Kupa e Botës për Femra 2023. Së fundmi, sipas asaj që shkruajnë mediat, Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për Rubiales.

Jo vetëm kaq pasi kërkohet dënim për ish-trajnerin Jorge Vilda, ish-drejtorin e marketingut Ruben Rivera dhe ish-drejtorin e ekipit të meshkujve Albert Luque me një vit e gjysmë burg. Kësaj i shtohet edhe kërkesa e prokurorit për ndalimin e punës së Luis Rubiales në fushën sportive gjatë kësaj periudhe dhe ai nuk duhet t’i afrohet Jenni Hermosos në një afërsi prej 200 metrave për katër vjet.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×