54-vjeçari godet me grusht të riun në Pogradec/ 26-vjeçari dëmton me send të fortë makinën e burrit, përfundojnë në komisariat

Një 54-vjeçar dhe një 26-vjeçar kanë bërë sherr me njëri-tjetrin në fshatin Hudënisht të Pogradecit.

Mësohet se 54-vjeçari ka qëlluar me grusht të riun, teksa ky i fundit më pas ka dëmtuar makinën e burrit me një send të fortë. Për rrjedhojë, të dy kanë përfunduar në komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 54 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë një konflikti të çastit me njëri-tjetrin, shtetasi A. D. ka goditur me grusht 26-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me një send të fortë automjetin e shtetasit A. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×