Dosja 5D/ U arrestuan ditën e djeshme me urdhër të SPAK, nesër seancë për 9 ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës

Nesër do të mbahet seanca për ish zyrtarët e bashkisë së Tiranës, të cilët u arrestuan të enjten.

Mes personave të arrestuar ishin edhe kreu i IMT-së, Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Qato ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022

Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×