Nga një gol për secilën pjesë, Dinamo rikthehet te fitorja, dy gola ndaj Skënderbeut

Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Dritan Mehmeti mundi 2-0 Skënderbeun, në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”. Dinamovitët morën 3 pikë, pasi shënuan nga një gol për secilën pjesë.

Ishte Kaçorri që zhbllokoi llogaritë në minutën e 3-të, ndërsa goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 82-të me Qefalija. Dinamo renditet në vendin e gjashtë dhe do të përballet në ndeshjen tjetër ndaj Teutës. Skënderbeu i vendit të katërt do të sfidojë Tiranën.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×