Fulham do të përballet me Sheffield United në orën 16.00, në këtë ndeshje transferte që shkon për llogari të javës së 30-të të Premier League. Trajneri i skuadrës londineze, Marco Silva ka vendosur që të mos grumbullojë për këtë ndeshje sulmuesin shqiptar, Armando Broja.
Broja pritej që minimumi të ishte në stol, por tekniku i ka befasuar të gjithë, duke mos ftuar lojtarin. Ky vendim shton akoma më shumë pikëpyetjes rreth asaj se ccfarë nuk shkon, me Armando Brojën që u huazua në merkaton e janarit nga Chelsea.
Today’s Fulham. 🖤🩷#SHUFUL pic.twitter.com/bpUl1AOrtd
— Fulham Football Club (@FulhamFC) March 30, 2024
(J.S/)